Dark Mode Light Mode

Vizita e Ramës në Hagë, Grenell: Jack Smith një turp, Rama ka të drejtë

I dërguari i posaçëm i Presidentit Amerikan, Donald Trump, Richard Grenell, ka reaguar së fundi për vizitën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, sot në Hagë.

Grenell, në një postim në X (ish-Twitter), është shprehur se Rama ka të drejtë dhe se ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, po i bëhet një padrejtësi.

Sipas Grenellit, Jack Smith është një turp, duke shtuar se Rama ka të drejtë.

Advertisement

“Aleati i NATO-s dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e hedh poshtë çështjen ligjore të Jack Smith kundër ish-Presidentit Thaçi në Hagë – dhe i turpëron evropianët që lejojnë që padrejtësia të vazhdojë. Jack Smith është një turp. Rama ka të drejtë,” shkruan ai, të enjten.

Edi Rama ka udhëtuar të enjten drejt Hagës, ku takoi ish-presidentin Hashim Thaçi, i cili po vazhdon të mbahet në Hagë nga Gjykata Speciale.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

five × 5 =

Previous Post

Shkencëtarët indianë parashikojnë se si gripi i shpendëve mund të përhapet te njerëzit

Next Post

Haliti: Më 28 dhjetor Albin mashtruesin do ta çojmë në shtëpi

Advertisement