Dark Mode Light Mode

Ky është personi që u gjet i vdekur në Prizren – dyshohet se u vetëvra me armën e tij me leje

Gazeta mëson se Milazim Kryeziu, rreth 57-vjeçar është personi që u gjet pa shenja jete më 17 dhjetor 2025, rreth orës 11:50, në rrugën “Kastriotët” në Prizren.

Sipas informatave fillestare, patrulla policore ishte njoftuar për një person të shtrirë në tokë në një lokacion të qytetit. Pas daljes në vendin e ngjarjes, ekipi i emergjencës mjekësore ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Gazeta mëson se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e hetimeve rajonale, komandanti i stacionit përkatës, teknika kriminalistike, si dhe Prokurori i Krimeve të Rënda, i cili ka urdhëruar që rasti të inicohet si “Hetim i vdekjes”. Po ashtu është njoftuar edhe Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Advertisement

Po ashtu, gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes është konstatuar se pranë trupit të viktimës ndodhej një pistoletë, për të cilën viktima kishte leje të vlefshme për posedim, thonë burimet. Në trupin e tij është konstatuar edhe një plagë e shkaktuar nga arma e zjarrit.

Me urdhër të Prokurorisë së Shtetit, trupi i pajetë është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të vdekjes janë në vazhdim.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × three =

Previous Post

Afatet për shmangien e paralizës potenciale të Kosovës pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Next Post

Shkencëtarët indianë parashikojnë se si gripi i shpendëve mund të përhapet te njerëzit

Advertisement