Dark Mode Light Mode

Bedri Hamza prezanton pesë zotimet e para: Rritja e pagave për sektorin publik, heqja e TVSH në produkte esenciale e në rrymë

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka prezantuar pesë zotimet e para të planprogramit të tij qeverisës.

Hamza ka premtuar rritjen e pagave të të gjithë sektorit publik për 50 për qind.

Ndër të tjera, lideri i PDK-së ka premtuar edhe uljen e TVSH-së në produktet esenciale, heqjen e TVSH-së në faturën e energjisë elektrike, pensionet më të ulëta 250 euro dhe heqjen e tatimit në pagë.

Advertisement

“Sot dua t’ju prezantoj pesë zotimet e mia të para, të cilat do t’i realizoj si kryeministër i vendit, për t’ua lehtësuar jetën dhe për ta përmirësuar mirëqenien e çdo qytetari të Kosovës. Do t’i rrisim pagat 50% për të gjithë punëtorët e sektorit publik. Do t’i rrisim të gjitha pensionet 50%, përfshirë ndihmat sociale, dhe pensioni më i ulët do të jetë 250 euro. Do t’i ulim tatimet për pagat, ashtu që secili punëtor të marrë më shumë para në fund të muajit”, ka deklaruar Hamza.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

nineteen − thirteen =

Previous Post

Mori pjesë në vrasjen e 34 shqiptarëve në Malishevë, aktakuzë për krime lufte ndaj Ramadan Morinës

Next Post

Rast tragjik në Junik: Një grua gjendet e vdekur në një shtëpi – një tjetër pa vetëdije, në gjendje të rëndë

Advertisement