Dark Mode Light Mode

Rama: Po shkoj në Hagë për të takuar Hashim Thaçin, besoj se e drejta do të fitojë

epa08516638 President of the Republic of Kosovo Hashim Thaci (L) welcomes Prime Minister of Albania Edi Rama (R) in Pristina, Kosovo 29 June 2020. According to media reports, the Specialist Prosecutor's Office (SPO) in The Hague on 24 June 2020 filed a ten-count indictment with the Kosovo Specialist Chambers (KSC) against Thaci, on charges of alleged 'crimes against humanity and war crimes, including murder, enforced disappearance of persons, persecution, and torture.' EPA-EFE/VALDRIN XHEMAJ

Kryeministri Edi Rama u fut në një video live nga Brukseli, ku tha se po shkon në Hagë për të takuar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Rama shprehu shqetësimin e tij për mënyrën se si po funksionon drejtësia ndërkombëtare ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së dhe theksoi se procesi është larg standardeve demokratike dhe të respektimit të të drejtave të njeriut.

Në këtë kontekst, Rama vlerëson se çdo vendim i ardhshëm duhet të reflektojë mbi standardet demokratike dhe integritetin e institucioneve ndërkombëtare.

Advertisement

Ai nënvizoi se mbështetja për Thaçin është një shenjë e qartë e angazhimit të Shqipërisë për drejtësi dhe demokraci.

“Jam rrugë për në Hagë ku do të takoj pas disa kohësh nga takimi i mëparshëm komandantin e UÇK-së, presidentin e Kosovës, i cili u mor nga zyra e tij dhe mbahet peng prej tanimë vitesh në një qeli të drejtësisë ndërkombëtare. Për turpin e madh të gjithë atyre që sponsorizojnë atë lloj drejtësie, ku shkeljet e standardeve, shkeljet e të drejtave të njeriut, shkeljet e të gjitha normave të procesit të rregullt ligjor janë e vetmja normë që ka karakterizuar këtë farsë. Ende opau, dënuar një president i zgjedhur demokratikisht nga populli, së bashku me tre bashkëluftëtarë që kanë mbuluar detyra të rëndësishme në Kosovë, mbahen të mbyllur, të izoluar”.

“Tani që ka mbaruar ekspozeja e pseudoprovave të akuzës dhe që ka mbaruar parada e dëshmitarëve qesharakë të sjellë në sallën e drejtësisë ndërkombëtare nga akuza, si dhe kanë mbaruar dhe dëshmitë tjera serioze të dëshmitarëve të mbrojtjes, pritet vendimi. Uroj dhe shpreh që viti i ardhshëm të jetë viti i mbylljes së perde së këtij teatri absurd të drejtësisë ndërkombëtare dhe daljes nga izolimi brutal i Thaçit dhe bashkëluftëtarëve të tij. Uroj që vendet demokratike që sponsorizojnë këtë gjykatë të reflektojnë mbi standardet e ulta, mbi nivelin poshtë vijave të kuqe të drejtësisë dhe demokracisë”.

“Kjo është ajo që prej vitesh po ndodh me njerëz të cilët të vetmin faj kanë se u rebeluan ndaj një regjimi, të vetmin faj që morën armët për të mbrojtur lirinë dhe dinjitetin e tyre njerëzor, të drejtën e tyre të pamohueshme për të jetuar si njerëz të barabartë në këtë tokë, nën të njëjtin diell, dhe jo si një grup social i përndjekur për shkak të etnisë së vet në një diktaturë. Kjo është e vërteta dhe këtë nuk e mund të tundë dot askush”.

“Një çekic absurd i drejtësisë ndërkombëtare ka lënë kokrrën e namit kur i themi ne shqip: fare du ate. Besoj se drejta do të fitojë, dhe këtu nuk ka dy apo tre të drejta, ka vetëm një të drejtë dhe është e drejta e bekuar përjetësisht me gjakun e heronjve, martirëve, dhimbjen e patregueshme të nënave, motrave, grave dhe vajzave të përndjekura e të sakatuara gjatë një periudhe nga më të zymtat për vetë Europën, në zemër të Europës.”

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

18 − twelve =

Previous Post

Dr. Ferid Agani: Shëndeti mendor duhet të jetë pjesë integrale e shkollës, jo shtesë fakultative

Next Post

Mori pjesë në vrasjen e 34 shqiptarëve në Malishevë, aktakuzë për krime lufte ndaj Ramadan Morinës

Advertisement