Dark Mode Light Mode

Vjosa Osmani, Kaja Kallasit: Do të punojmë me të gjithë partnerët deri në heqjen e plotë të masave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar më Përfaqësuesen e Lartë, Kaja Kallas të cilën e ka falënderuar për mbështetjen në lidhje me integrimin evropian të Kosovës.

Osmani tha se pas njoftimit për heqje të pjesshme të masave, derisa tha se ka theksuar domosdoshmërinë e heqjes së tyre të plotë.

“Në Bruksel, e falënderova Përfaqësuesen e Lartë Kaja Kallas për mbështetjen e saj të vazhdueshme për integrimin evropian të Kosovës. Pas njoftimit për heqje të pjesshme të masave, ritheksova domosdoshmërinë e heqjes së tyre të plotë, meqë të gjitha kushtet e vëna nga Bashkimi Evropian tanimë janë plotësuar”, ka shkruar ajo.

Advertisement

Osmani gjithashtu i ka thënë Kallasit se do të punohet me të gjithë partnerët deri në heqjen e plotë të masave.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

twenty − 16 =

Previous Post

Limaj me lot në sy: Sa herë të shkoj në Maqedoni, jam në tokën e Ismet Jasharit – Kumanovës

Next Post

Kurti: Ura e Ibrit duhet të jetë e hapur, thekson lirinë e lëvizjes dhe shkëmbimin tregtar

Advertisement