Dark Mode Light Mode
E rrahu bashkëjetuesen shtatzënë/ Kapet në Serbi 24-vjeçari shqiptar i shpallur në kërkim
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, Hargreaves i shkon në zyre Kurtit: Kemi shpresa për një proces të qetë që mundëson formimin e institucioneve
Komisioni Evropian e konfirmon se ka hequr 50% të masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Zgjedhjet e 28 dhjetorit, Hargreaves i shkon në zyre Kurtit: Kemi shpresa për një proces të qetë që mundëson formimin e institucioneve

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka njoftuar se ka zhvilluar sot takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.

Hargreaves ka zbuluar se me Kurtin kanë diskutuar për zgjedhjet, teksa ka shtuar se shpreson për një proces zgjedhor të qetë që do të mundësoj formimin e shpejtë të institucioneve në vitin 2026.

Ata kanë folur edhe për dialogun, ku Hargreaves ka theksuar nevojën që Qeveria e re të rifillojë përparimin në këtë proces.

Advertisement

“Sot u takova me Kryeministrin në detyrë Albin Kurti. Diskutuam për fushatën zgjedhore dhe shpresat për një proces zgjedhor të qetë që mundëson formimin e shpejtë të institucioneve në vitin e ri.
Kjo është thelbësore për përparimin urgjentisht të nevojshëm në fusha si buxheti kombëtar. Gjithashtu diskutuam nevojën që qeveria e ardhshme të rifillojë përparimin në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe integrimin evropian, si dhe masat aktive për të lehtësuar integrimin e mëtejshëm të komuniteteve jo-shumicë të Kosovës. Shpresoj që me qeverinë e ardhshme të mund ta thellojmë partneritetin mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës”, ka shkruar Hargreaves.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

three × 5 =

Previous Post

E rrahu bashkëjetuesen shtatzënë/ Kapet në Serbi 24-vjeçari shqiptar i shpallur në kërkim

Next Post

Komisioni Evropian e konfirmon se ka hequr 50% të masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Advertisement