Dark Mode Light Mode

E rrahu bashkëjetuesen shtatzënë/ Kapet në Serbi 24-vjeçari shqiptar i shpallur në kërkim

Në janar të vitit 2025, rrahu rëndë bashkëjetuesen e tij shtatzënë, lokalizohet dhe kapet në Serbi, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, 24-vjeçari.

Në vijim të bashkëpunimit ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe specialistëve të Interpol Beogradit, u arrestua provizorisht në Serbi, në vijim të operacionit “The Wanted”, shtetasi shqiptar, K. M., 24 vjeç.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në muajin mars 2025, Gjykata e Dibrës i caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Advertisement

 

24-vjeçari akuzohet se në muajin janar 2025, rrahu rëndë bashkëjetuesen e tij shtatzënë.

Vijon bashkëpunimi ndërmjet strukturave policore, me qëllim ekstradimin e 24-vjeçarit, në Shqipëri.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

nine + seventeen =

Previous Post

Nexhmedin Spahiu: Qeveria ateiste e Albin Kurtit nuk po dëshiron me e rindërtu xhaminë e Ibrit

Next Post

Zgjedhjet e 28 dhjetorit, Hargreaves i shkon në zyre Kurtit: Kemi shpresa për një proces të qetë që mundëson formimin e institucioneve

Advertisement