Dark Mode Light Mode

Syla: Deklaratat e Albin Kurtit, një prej arsyeve pse nuk lirohet Hashim Thaçi

Gazmend Syla, nënkryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, në një lidhje direkte u shpreh se një prej arsyeve pse Hashim Thaçit nuk i ndryshohet masa e sigurisë janë edhe deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“Kur zoti Kurti, si kryeministër i Kosovës, thotë që zoti Thaçi, duarlidhur në Gjykatën Speciale në Hagë, interferon në politikën e brendshme të Kosovës, është një nga akuzat më të rënda që është renditur edhe në akuzat e Prokurorisë, me të cilat i kërkon Gjykatës që Thaçi të mos lirohet. Prandaj, nuk u është dhënë asnjëherë mundësia që t’i ndryshohet masa e sigurisë, nga arrest në burg në arrest shtëpiak”, deklaroi Syla.

“Fatkeqësisht, një prej arsyeve është edhe kjo deklaratë e kryeministrit Albin Kurti, kur thotë se zoti Thaçi po interferon në politikën kosovare nga qendrat e paraburgimit”, shtoi Syla.

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

18 + two =

Previous Post

Gjeneral Lahi Brahimaj takohet me aktivistë dhe qytetarë në Junik

Next Post

Hamiti: Më 28 dhjetor qytetarët e kanë rastin ideal që me votë demokratike t’i japin fund katandisjes së Kosovës

Advertisement