Gjeneral Lahi Brahimaj ka zhvilluar mbrëmë një takim me qytetarë dhe aktivistë në Junik, në kuadër të angazhimeve të tij në terren, duke vlerësuar lart mbështetjen dhe mobilizimin e strukturave lokale.
Takimi u zhvillua në një atmosferë të hapur bashkëbisedimi, ku u diskutua për çështje që lidhen me zhvillimin lokal, angazhimin qytetar dhe rëndësinë e pjesëmarrjes aktive në proceset politike dhe shoqërore.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Brahimaj ka falënderuar të gjithë të pranishmit për mbështetjen e dhënë, duke theksuar se përkrahja e qytetarëve në Junik është motivuese dhe domethënëse për vazhdimin e angazhimit të tij publik.
Takime të tilla në terren, sipas Brahimajt, janë dëshmi e lidhjes së drejtpërdrejtë me qytetarët dhe e rëndësisë që ka dëgjimi i zërit të tyre në ndërtimin e proceseve të ardhshme politike.
Aktiviteti në Junik është pjesë e një serie takimesh që synojnë forcimin e komunikimit me bazën dhe rritjen e pjesëmarrjes qytetare në prag të zhvillimeve të rëndësishme politike.












