Dark Mode Light Mode

Mungesa e barnave esenciale, Haxhijaha fajëson Vitinë

Mungesa e barnave esenciale vazhdon të mbetet sfidë e theksuar në sistemin e shëndetësisë së Kosovës.

Astrit Haxhijaha nga Oda e Farmacistëve të Kosovës, fajin për mungesë të barnave ia hodhi praktikës së gabuar të ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitisë.

“Ne vazhdimisht kemi pasur ankesa për mungesën e barnave, sikur nga institucionet shëndetësore private, ashtu edhe nga ato publike. E gjithë kjo nuk lidhet vetëm me një arsye, por janë disa faktorë që kanë ndikuar, dhe njëri prej faktorëve është i lidhur me politikat apo strategjitë, në këtë rast me praktikat e gabuara të ministrit në detyrë të shëndetësisë”, u shpreh Haxhijaha.

Advertisement

Besim Kodra nga Shoqata për Mbrojtjen e Pacientëve, në emisionin “Ora Shtatë”, tregoi disa nga ankesat dhe problemet që pacientët i shprehin më së shumti.

“Ankesa të shpeshta kemi për mungesë të barnave. Është problematike me thënë se kemi përmirësim ose përkeqësim të furnizimit me barna, për shkak se mungojnë shumë edhe raportet. Nuk ka një transparencë të furnizimit”, u shpreh Kodra.

Ai thotë se ndarja e barnave nga shërbimi shëndetësor, ka qenë njëri nga gabimet kyçe në sistemin e shëndetësisë së Kosovës.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

18 + six =

Previous Post

Samiti në Bruksel, Osmani: Shpresojmë që aplikimi ynë të jetë në tryezën e anëtarëve të këshillit shumë shpejt

Next Post

Bedri Hamza e nis sot fushatën me tubim në Prizren

Advertisement