Dark Mode Light Mode

LDK dhe Partia e Drejtësisë organizojnë tubim promovues në Prishtinë

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), në bashkëpunim me Partinë e Drejtësisë (PD), do të mbajë të martën një tubim promovues në Prishtinë, në kuadër të përgatitjeve për Zgjedhjet Nacionale të 28 dhjetorit.

Tubimi do të mbahet më 16 dhjetor, duke filluar nga ora 18:00, në ambientet e AMC Hall në Prishtinë, dhe do t’i kushtohet prezantimit të kandidatëve për deputetë, si dhe programit politik të LDK-së.

Në këtë ceremoni solemne pritet të marrë pjesë kryetari i LDK-së dhe kandidati për Kryeministër, Dr. Lumir Abdixhiku, i cili do të prezantojë programin politik dhe vizionin e tij për të ardhmen e Republikës së Kosovës.

Advertisement

Po ashtu, gjatë këtij tubimi do të bëhet edhe promovimi i kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës nga radhët e Partisë së Drejtësisë, të cilët garojnë në listën e LDK-së. Në mesin e tyre janë Prof. Dr. Ferid Agani, kryetar i Partisë së Drejtësisë dhe kandidat me numrin 9, si dhe Mr. Sci. Xhylije Ibrahimi, nënkryetare e Partisë së Drejtësisë dhe kandidate me numrin 93.

Organizatorët kanë theksuar se ky tubim paraqet një moment të rëndësishëm të bashkëpunimit politik ndërmjet LDK-së dhe Partisë së Drejtësisë, të bazuar në vlera demokratike dhe në vizionin për një Kosovë më të drejtë, më funksionale dhe me perspektivë për të ardhmen.

Në njoftim thuhet se pjesëmarrja e anëtarëve dhe simpatizantëve konsiderohet e rëndësishme si shprehje e mbështetjes për këtë bashkëpunim politik dhe për orientimin programor që synon forcimin e institucioneve demokratike dhe zhvillimin e vendit.

Tubimi pritet të mbledhë struktura partiake, kandidatë, mbështetës dhe qytetarë të interesuar për programin dhe ofertën politike të LDK-së në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

eighteen + 20 =

Previous Post

Dr. Ferid Agani: SHSKUK nuk mund të funksionojë më si strukturë burokratike, kërkohet transformim i thellë institucional

Next Post

AAK aspiron +10% në zgjedhjet e 28 dhjetorit, me fokus te paga minimale, NATO dhe energjia

Advertisement