Dark Mode Light Mode

Rama takon Prattipatin: Bashkëpunimi me SHBA-në, një nga shtyllat më të rëndësishme të zhvillimit

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama është takuar me të ngarkuarën me punë në Ambasadën Amerikane, Anu Prattipati. Rama shkroi se bashkëpunimi i ngushtë dhe i qëndrueshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdon të mbetet një nga shtyllat më të rëndësishme të zhvillimit, stabilitetit dhe vizionit afatgjatë të Prishtinës. Pos tjerash, ai tha se Prattipati ia përcolli atij urimet për mandatin e ri dhe riafirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për Prishtinën dhe zhvillimin e saj të gjithanshëm. “Bashkëpunimi i ngushtë dhe i qëndrueshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdon të mbetet një nga shtyllat më të rëndësishme të zhvillimit, stabilitetit dhe vizionit afatgjatë të Kryeqytetit. Sot, në Odën e Kryeqytetit, pata kënaqësinë të mirëpres Anu Prattipati, Zëvendës-Shefe e Misionit në Ambasada e SHBA-së në Kosovë, e cila më përcolli urimet për mandatin e ri dhe riafirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për Prishtinën dhe zhvillimin e saj të gjithanshëm”, ka shkruar i pari i Prishtinës. “Ky partneritet përfaqëson shumë më tepër sesa bashkëpunim institucional, ai është një aleancë vlerash, e ndërtuar mbi demokracinë, besimin reciprok dhe vizionin e përbashkët për të ardhmen”.
Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

three × three =

Previous Post

Si u planifikua sulmi terrorist në Australi, udhëtimi në Filipine e lidhjet me ISIS

Next Post

Prostitucion në apartamentin e marrë me qira, arrestohen dy kolumbiane në Durrës

Advertisement