Dark Mode Light Mode

Lahi Brahimaj përkujton komandantin Mujë Krasniqi “Kapuqi” dhe bashkëluftëtarët e tij

Në 27-vjetorin e rënies së komandant Mujë Krasniqi “Kapuqi” dhe bashkëluftëtarëve të tij, ish-gjenerali i UÇK-së, Lahi Brahimaj, ka bërë homazhe pranë shtatores së heroit, duke nderuar jetën dhe veprën e tij.

Përmes një postimi në Facebook, Brahimaj ka theksuar lidhjen e veçantë që e ka pasur me Mujë Krasniqin që nga ditët e para të organizimit të luftës, duke e cilësuar atë si një strateg vizionar dhe luftëtar të madh.

“Sot, në 27-vjetorin e rënies së komandant Mujë Krasniqi ‘Kapuqi’ dhe bashkëluftëtarëve të tij, në nderim të jetës dhe veprës së tyre, bëmë homazhe pranë shtatores së tij. Me Mujën na lidhin ditët e para të organizimit të luftës, ndërsa historia do ta kujtojë si strateg vizionar dhe luftëtar të madh. Lavdi!”, ka shkruar Brahimaj.

Advertisement

Ai ka përfunduar mesazhin me thirrjen për nderim të përhershëm ndaj sakrificës së dëshmorëve për lirinë e Kosovës.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

17 + 19 =

Previous Post

Në 27-vjetorin e rënies – Bekim Jashari kujton heroizimin e Mujë Krasniqit dhe 40 bashkëluftëtarëve

Next Post

Zhduken dy vajza, njëra nga Prishtina dhe tjetra nga Podujeva

Advertisement