Dark Mode Light Mode

Bashkimi Evropian: Presim heqjen e mëtejme të masave – Kosova të rikthehet në rrugën e reformave

Komisioni Evropian është i gatshëm për heqje graduale të masave të BE-së ndaj Kosovës.

Kështu është shprehur një zëdhënës i BE-së.

Ai tha se KE-ja ka ndërmarrë hapat e parë për të hequr gradualisht masat në fuqi në maj 2025.

Advertisement

“Siç u tha më parë, ne synojmë t’i heqim më tej këto masa”, tha ky zëdhënës i BE-së.

Duke folur për zgjedhjet lokale të mbajtura në Kosovë, ai theksoi se KE-ja mirëpret dorëzimin “pa probleme” të qeverisjes lokale në 4 komunat veriore dhe tha se pret që kryetarët e rinj të përfaqësojnë interesat e të gjithë qytetarëve.

Gjithashtu, në përgjigje zëdhënësi i BE-së foli edhe për zgjedhjet e reja parlamentare që do të mbahen më 28 dhjetor për çka theksoi rëndësinë e një procesi zgjedhor të administruar mirë dhe konkurrues.

Ky zëdhënës i BE-së tha se unioni është i gatshëm të punojë me autoritetet e Kosovës “sapo të zgjidhen dhe të vazhdojë të mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së”.

“Ne mezi presim që Kosova të rikthehet në rrugën e duhur për reformat shumë të nevojshme që lidhen me BE-në, në të mirë të popullsisë së saj dhe në përparimin në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, potencoi zëdhënësi i BE-së.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

11 − one =

Previous Post

Krasniqi: Qytetarët do ta ndëshkojnë me votë keqqeverisjen e Kurtit dhe LVV-së

Next Post

Zgjedhjet e reja, Hamza e pret Lladrovcin në selinë e PDK-së, flasin për mobilizim e maksimizim të votës në Drenas

Advertisement