Dark Mode Light Mode

OVL-UÇK diskuton për protestën e 13 dhjetorit në Shkup

Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) kanë mbajtur një takim lidhur me përgatitjet për protestën që do të mbahet në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup më 13 dhjetor.

Protesta do të fillojë në ora 13:00, e ku OVL-UÇK u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen.

“Sot, në takimin me kryetarët e degëve, u diskutua lidhur me përgatitjet e fundit për protestën e 13 dhjetorit, e cila do të mbahet në Sheshin “Skënderbeu” në ora 13:00 në Shkup. Ftojmë të gjithë shqiptarët të bashkohen me ne në këtë protestë”, thuhet në njoftimin e OVL-UÇK.

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

one × 1 =

Previous Post

Haradinaj: Zgjedhjet e 28 dhjetorit janë pasojë e bllokadës politike, jo dëshirë

Next Post

Çitaku: Pranimi i lahutës në UNESCO na mbush me krenari

Advertisement