Dark Mode Light Mode

Ekskluzive: Një burrë gjendet i vdekur në një lokal në Prizren, detaje

Një rast i dyshimtë vdekjeje është regjistruar në Prizren, ku një person është gjetur pa shenja jete në një lokal të marrë me qira në rrugën “Edit Durham”.

Siç merr vesh ekskluzivisht Gazeta nga burime të besueshme, viktima është identifikuar si Ahmet Ejupi, me nënshtetësi të dyfishtë të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.

Sipas të dhënave fillestare, dëshmitari M. V. ka deklaruar se më 07.12.2025, rreth orës 16:00, kishte hyrë në lokal dhe kishte vërejtur viktimën pa shenja jete.

Advertisement

Megjithatë, ai nuk e ka njoftuar Policinë e Kosovës, por vetëm e ka informuar familjen e viktimës, e cila jeton në Durrës.

Pas kësaj, ai ka vazhduar udhëtimin drejt aeroportit, duke mos raportuar rastin deri të nesërmen.

Rreth orës 08:30 të datës 08.12.2025, dëshmitari ka njoftuar policinë, e cila ka reaguar menjëherë duke siguruar vendin e ngjarjes. Në vend kanë dalë njësitet policore, ekipi mjekësor i urgjencës, si dhe hetuesit rajonalë bashkë me krim-teknikën.

Ekipet shëndetësore kanë konstatuar vdekjen e viktimës në vendngjarje, ndërsa Prokurori i Shtetit ka autorizuar dërgimin e trupit të pajetë në IML për autopsi.

Rreth orës 11:00, trupi është tërhequr nga ekipi i IML-së, ndërsa të gjitha njësitë e përfshira janë larguar nga lokacioni.

Rasti i është dorëzuar Sektorit Rajonal të Hetimeve për procedura të mëtutjeshme, ndërsa pritet raporti i autopsisë për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

Hetimet janë në vazhdim.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

eighteen − six =

Previous Post

Hill tregon për bisedimet me Millosheviqin: S’pranoi kompromis për Kosovën, s’ishte as partner i besueshëm

Next Post

Al-Sharaa shpërfilli ‘kërcënimet ruse’: Nuk iu përgjigja, u futa në Aleppo

Advertisement