Dark Mode Light Mode

“Arti i tij është i pazëvendësueshëm”, Haradinaj uron Ilir Shaqirin për 65-vjetorin e lindjes

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar 65-vjetorin e ikonës së muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka vlerësuar lart kontributin artistik të Shaqirit, duke e cilësuar artin e tij si të pazëvendësueshëm për kulturën dhe historinë shqiptare.

“Arti i tij është i pazëvendësueshëm. Këngët e tij janë jeta jonë, historia jonë. Dëshmorët janë frymëzuar nga këngët e tij, ndërsa nga rënia e tyre heroike u krijua vet frymëzimi për Ilirin, që do të jetojë brez pas brezi si shembull lavdie”, ka shkruar Haradinaj.

Advertisement

Ai shkroi po ashtu se Ilir Shaqiri u ka kënduar shekujve në gjuhën shqipe dhe se edhe sot vazhdon të frymëzojë çdo shqiptar, duke e bërë artin muzikor pjesë të pandashme të atdhedashurisë.

“Iliri Shaqiri u këndoi shekujve shqiptarisht. Prandaj është i veçantë.

Ai edhe sot e frymëzon secilin shqiptar. Ka krijuar në detaje, emblemen e rrugëtimit tonë dhe e ka bërë artin muzikor të pazëvendsueshëm për atdhedashuri.

Këndofsh gjithmonë Ilir.

Urime 65 vjetori i lindjes, e jetofshim jetën artistike gjithmonë me ty”, shkroi i pari i AAK-së.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

three × 3 =

Previous Post

KQZ: Pas dorëzimit të listave, do t’i verifikojmë kandidatët për deputetë

Next Post

Maliqi: S’ka shpjegim bindës që e arsyeton rritjen kaq të madhe të importit të rrymës – ku po shkojnë qindra miliona euro?

Advertisement