Dark Mode Light Mode

Ky është personi që humbi jetën në QKUK, ishte i dyshuar për një vrasje

Një person i cili po hetohej lidhur me një rast vrasjeje ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës gjatë orëve të para të mëngjesit së 5 dhjetorit 2025.

Prokuroria ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të rastit.

Policia ka njoftuar se viktima ka ndërruar jetë rreth orës 04:30 në Emergjencën e QKUK-së.

Advertisement

“QKUK, Prishtinë 05.12.2025 – 04:10. Raportohet se në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Burimet kanë pohuar se bëhet fjalë për 45-vjeçari Meriton Ramadani, nga fshati Miradi i Poshtëm.

Ai ishte dërguar në Emergjencë mbrëmjen e 4 dhjetorit, rreth orës 23:00, pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

five × two =

Previous Post

Kosova mes “sukseseve historike” të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të Trumpit

Next Post

Abazi: AAK-ja garon e vetme, me emra eminentë dhe fokus në zhvillim ekonomik

Advertisement