Dark Mode Light Mode

Haradinaj: Asnjë lëvizje në luftë nuk është bërë pa miratimin e SHBA-së

Nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj, ka deklaruar se gjatë kohës së luftës asnjë veprim i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk ka mundur të realizohej pa koordinim dhe mbështetje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Haradinaj tha se ata që kanë qenë pjesë e asaj periudhe e dinë se roli i SHBA-së ka qenë vendimtar dhe se pa të, organizimi ushtarak i UÇK-së nuk do të kishte qenë i mundur.

“Për ne që kemi qenë pjesë e asaj kohe në luftë, d.m.th. qaq rol sa kemi pas, këto nuk kanë qenë as lajme, sepse është ditë që pa një koordinim e bashkëpunim me ta, mundësia as elementare nuk ka qenë që ti me kanë një format i organizuar ushtarak për me luftu pa përkrahjen e SHBA-së,” tha Haradinaj.

Advertisement

Ai shtoi se çdo lëvizje e rëndësishme brenda UÇK-së është bërë me dijeninë dhe përkrahjen amerikane.

“Nuk e mendoj që asnjë lëvizje e UÇK-së nuk është ba pa miratimin dhe pa përkrahjen e tyre,” u shpreh ai.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

13 − 5 =

Previous Post

Ish-prokurori i Hagës, Jack Smith thirret për të dëshmuar në kongres

Next Post

Agim Veliu reagon pas përjashtimit nga lista: Publikon foto duke shtrënguar duart me Rugovën

Advertisement