Dark Mode Light Mode

KF Tërnoci shpallet mampion vjeshtor 2025

KF Tërnoci ka zyrtarizuar një tjetër arritje të rëndësishme në sezonin 2025, duke u shpallur Kampion Vjeshtor me ekipin e parë. Vendimi i fundit i regjistrimit të ndeshjes së prapambetur kundër Juzna Pruga me rezultat zyrtar 0–3 në favor të Tërnocit ka vulosur përfundimisht pozicionin e klubit në krye të tabelës.

Ky sukses vjen pas një serie paraqitjesh të forta, ku ekipi i parë ka mbyllur pjesën e parë të kampionatit i pamposhtur dhe me rezultate të qëndrueshme që kanë dhënë sinjal të qartë për ambiciet e klubit në vazhdim të sezonit.

Arritjet e ekipit të parë kompletojnë një vit të shkëlqyer për klubin, pasi edhe grupmoshat e KF Tërnocit kanë spikatur me rezultate të rëndësishme, duke treguar se klubi po ecën përpara me gjithë strukturën e tij sportive.

Advertisement

Nga klubi janë shprehur mirënjohës ndaj tifozëve për mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar se praninë dhe përkrahjen e tyre e konsiderojnë forcën kryesore të këtij suksesi.

KF Tërnoci e mbyll kështu gjysmën e sezonit në vendin e parë, me ambicie të larta për fazën pranverore dhe synim të qartë për të mbajtur ritmin e deritanishëm.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

19 − fifteen =

Previous Post

Një vjet nga shpërthimi në Ibër-Lepenc, Kurti: Sulmi i ngjasonte sulmeve ruse ndaj rrjetit energjetik të Ukrainës

Next Post

“Rizvanolli po e përzien stërshitjen”, Ymeri ia numëron dallaveret me rrymë VV-së

Advertisement