Dark Mode Light Mode

Meta i quan të paguximshëm ish-partiakët e tij në GUXO: Pse nuk e provoni pa u fshehur pas Kurtit

Ish-anëtari i listës GUXO, Burim Meta, i ka bërë thirrje ish-partiakëve të tij që të marrin guximin të garojnë në një listë të vetme në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Meta ka hedhur dyshime mbi elektoratin e GUXO, duke thënë se ish-partia e tij duhet ta provojë e vetme garë për të parë se sa është përqindja e tyre.

“PseudoGUXO‑izmi në prag zgjedhjesh! Ju “pseudoGUXO‑ista”, që në zgjedhjet e fundit u krekosët me numrat e votave sikur ishin medalje olimpike, a mos vallë këtë herë do të dilni më në fund të vetëm në garë, për të provuar se ato vota ishin vërtet tuajat? Keni mjaftueshëm mandate për ta futur GUXOn në parlament, por gjithmonë duket sikur ju mungon guximi për ta bërë hapin e vetëdijshëm. A mund t’i bëni thirrje moralit e ndërgjegjes tuaj, nëse vërtet i besoni vetës tuaj e të provoni të krijoni sinergjinë e vitit 2021? Pse nuk e provoni ta rikrijoni pa u fshehur pas krahëve të Albinit, e t’i ndihmoni atij që të marr përqindjen e dëshirueshme? Apo, si gjithmonë, do të zgjidhni lojën e kameleonizmit – duke ndryshuar ngjyrë sipas rrethanës, pa identitet tuajin, pa guxim të vërtetë? Në fund, historia nuk i mban mend kameleonët, por ata që guxojnë. Ju, pseudoGUXO‑ista, tanimë veç keni vendosur në cilën kategori doni të mbeteni!”, thuhet në postimin e Metës në Facebook.

Advertisement

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × two =

Previous Post

Ramush Haradinaj kujton 13-vjetorin e shpalljes së pafajësisë nga Gjykata e Hagës: Fitore për luftën çlirimtare

Next Post

Refuzimi i dëshmisë së Bislim Zyrapit, avokati: Kjo cenon barazinë e palëve në procedurë

Advertisement