Dark Mode Light Mode

Hoxha për sulmin në Ibër-Lepenc: Sulmet shkatërruese janë strategji për tensione në dialogun e ardhshëm

Ish-zëvendësministri i Brendshëm, Valdet Hoxha është prononcuar pas dëmtimit të kanalit Ibër-Lepenc, duke e cilësuar incidentin si vazhdimësi të një strategjie të orkestruar për destabilizim në veri të vendit.

Hoxha paralajmëroi se këto sulme përdoren për të paraqitur Kosovën si vatër krize në arenën ndërkombëtare dhe për t’u shfrytëzuar potencialisht në proceset e ardhshme të dialogut.

“Pavarësisht vlerës së dëmeve është shqetësuese që po vazhdon logjika e njëjtë shkatërruese nga banda kriminale që janë të organizuara e të mbështetura nga Beogradi është vazhdë e vazhdueshme për ta mbajtur gjallë tensionin për të krijuar tension ndëretnik dhe për ta shitur si vatër të krizës në arenën ndërkombëtare dhe tensionimin e situatës ta shfrytëzojnë në ndonjë dialog të ardhshëm të mundshëm”, thotë Hoxha.

Advertisement

Ai u bëri thirrje institucioneve që të veprojnë me maturi.

“Institucionet duhet të jetë shumë të kujdesshme, dhe ti menaxhojmë me maturi dhe ti dokumentojmë para partnerëve ndërkombëtar që këto janë sulme nga organizata terroriste”, ka deklaruar Hoxha.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × two =

Previous Post

Zgjedhjet e 28 dhjetorit, KQZ: Nis afati për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës

Next Post

11 vjet nga anëtarësimi në Frankofoni, Hoxhaj: Atëherë dëshmuam se Kosova mund të dëgjohet

Advertisement