Dark Mode Light Mode

Hamza në Washington: Mbështetja amerikane, jetike për anëtarësimin në NATO dhe BE

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka vizituar Washingtonin, ku është pritur në takim nga ndihmësi special i ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

Në një postim në ”Facebook’, Hamza tha se vizita ka për qëllim ruajtjen dhe thellimin e bashkëpunimit me Shtëpinë e Bardhë dhe qeverinë amerikane.

“Në funksion të ruajtjes dhe thellimit të bashkëpunimit me Shtëpinë e Bardhë dhe qeverinë amerikane, sot në Washington zhvillova një takim me Charles McLaughlin, Ndihmës Special i Presidentit Donald Trump dhe Drejtor i Lartë për Evropën dhe Rusinë në Shtëpinë e Bardhë, pranë Këshillit të Sigurisë Kombëtare, si dhe me Mark Fleming, Drejtor i Zyrës për Çështjet e Evropës Perëndimore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit”, shkroi Hamza.

Advertisement

Ai shtoi se gjatë takimit diskutuan për zhvillimet politike dhe ekonomike, si dhe për nevojën që institucionet e Kosovës të fokusohen në forcimin e marrëdhënieve strategjike me SHBA-në dhe në një agjendë të qartë zhvillimi.

“I sigurova zyrtarët amerikanë se për mua dhe PDK-në, interesi shtetëror është mbi çdo gjë: përqendrim në rritje ekonomike, investime strategjike dhe riparim të plotë të marrëdhënieve me partnerët tanë ndërkombëtarë”, theksoi Hamza.

Ai shtoi se mbështetja e popullit dhe qeverisë amerikane mbetet jetike për Kosovën në rrugën drejt anëtarësimit në NATO dhe BE.

“Kosova është e bekuar me mbështetjen e popullit dhe qeverisë amerikane. Kjo mbështetje mbetet jetike në rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit në NATO dhe BE”, përfundoi Hamza.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five + 12 =

Previous Post

Begaj përcjell urimet e Trump për shqiptarët: Shqipëria do të qëndrojë gjithmonë përkrah SHBA-së

Next Post

Haradinaj: 28 Nëntori i zbrazët pa bashkëluftëtarët që po gjykohen padrejtësisht në Hagë

Advertisement