Dark Mode Light Mode

Hashim Thaçi kritikon caktimin e seancës në 28 Nëntor: Befasi jo e mirë, duhej të evitohej

Ish-presidenti Hashim Thaçi ka shprehur shqetësimin e tij për caktimin e seancës gjyqësore në datën 28 nëntor, duke e cilësuar si një “befasi jo e mirë” që do të duhej të evitohej.

Gjatë konferencës përgatitore, Thaçi ka kërkuar fjalën, duke theksuar rëndësinë e respektimit të rregullave ligjore dhe traditave kombëtare. “E mirëpres mbajtjen e kësaj seance për këtë arsye jam sot këtu, sepse jam i përcaktuar për respektimin e shtetit ligjor, por i nderuar zoti gjyqtar, është me interes që në këtë gjykatë të mos ndodhin gjëra që nuk lejohen të ndodhin në shtet të huaj përkatës,” tha Thaçi.

Ai shtoi se populli shqiptar ka historinë, traditat dhe vlerat e veta kombëtare dhe shtetërore, duke theksuar se caktimi i seancës pikërisht më 28 nëntor është i papërshtatshëm. “Mbajtja e kësaj seance pikërisht sot, me 28 nëntor, për mua dhe çdo shqiptar është befasi jo e mirë,” theksoi Thaçi.

Advertisement

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eight + fifteen =

Previous Post

DW: Kosova drejt kolapsit financiar – Kriza politike, mungesa e buxhetit dhe institucionet e bllokuara rrezikojnë funksionimin e shtetit

Next Post

Hashim Thaçi: Urime 28 Nëntori, festoni të bashkuar, nëntorët e tjerë besoj t’i festojmë bashkë

Advertisement