Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka shprehur sot mirënjohje dhe respekt për Forcën e Sigurisë së Kosovës, në Ditën e Forcës, duke theksuar profesionalizmin dhe rolin e saj në mbrojtjen e vendit.
“Në Ditën e Forcës i nderojmë vajzat dhe djemtë e FSK-së, të cilët me atdhedashuri, disiplinë dhe përkushtim mbrojnë sovranitetin dhe dinjitetin e Republikës së Kosovës,” ka deklaruar Hamza.
Ai ka theksuar progresin dhe rritjen e kapaciteteve të FSK-së.
“Jemi krenarë për Forcën tonë që po rritet, profesionalizohet dhe po ecën drejt standardeve të NATO-s, duke na përfaqësuar me dinjitet kudo”, ka thënë kryetari i PDK-së.
Në fund, ai ka dërguar një urim të veçantë për ushtarakët në këtë ditë simbolike.
“FSK-ja e fortë, atdheu i sigurt! Ushtarë, urime Dita e Forcës!”











