Dark Mode Light Mode

Bedri Hamza zyrtarizon koalicionin me Listën për Familje

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se partia e tij do të bëjë koalicion para dhe pas-zgjedhor me iniciativën qytetare ‘Lista për Familjen’.

Hamza këtë e ka bërë të ditur përmes një konference për media, ku përkrah tij kanë qenë Eman Rrahmani dhe Visar Korenica.

“Bashkë me z. Rrahmani dhe anëtarë të tjerë të listës Familja kemi bërë marrëveshje për koalicion dhe bashkëpunim para dhe pas zgjedhor. Qëllimi i këtij koalicioni është t’i bashkojmë forcat në funksion të asaj që të bëjmë progres dhe ta ndryshojmë gjendjen në vend. Është vlerë e shtuar të gjithë kandidatët dhe deputetët që do të jenë në listën e përbashkët”, ka deklaruar Hamza.

Advertisement

Hamza ka bërë të ditur se do të ketë edhe anëtarë të tjerë në listën e përbashkët, pa bërë të ditur emra.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × one =

Previous Post

Diskutimet LDK-NISMA, Zemaj jep detaje: Ka pasur bisedime parimore

Next Post

Koalicioni i mundshëm mes PDK’së dhe Fatmir Limajt- Deklarohet Bedri Hamza

Advertisement