Dark Mode Light Mode
Orav: Kosova mbetet e ndjeshme nga dezinformatat serbo-ruse
Këta janë tre policët e suspenduar në Prizren pasi i dyshuari për dhunë në familje u arratis nga stacioni
Serbia thotë se ka arrestuar një ish-pjesëtar të UÇK-së

Këta janë tre policët e suspenduar në Prizren pasi i dyshuari për dhunë në familje u arratis nga stacioni

Një incident serioz ka ndodhur në Stacionin Policor të Prizrenit, ku një person i arrestuar nën dyshimin për dhunë në familje ka arritur të largohet nga objektet e policisë për shkak të mungesës së mbikëqyrjes adekuate.

Si pasojë e këtij rasti dhe me dyshimin për shkelje të rënda të procedurave të sigurisë, janë suspenduar për tri ditë tre zyrtarë policorë të Njësisë Reaguese në Prizren.

Gazeta mëson ekskluzivisht se ata janë: Rreshter Bujar Aliu – mbikëqyrës i njësisë reaguese; Polic Fetah Avduti – zyrtar në njësinë reaguese; Polic Edmond Hoti – zyrtar në njësinë reaguese.

Advertisement

Siç merr vesh ekskluzivisht Gazeta ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 16:00, kur i ndaluari, i cili ndodhej në procedurë zyrtare, ka përfituar nga neglizhenca operative dhe është larguar nga stacioni pa u vërejtur nga zyrtarët përgjegjës.

Rreth 30 minuta më pas, i njëjti është kapur nga njësitë policore derisa tentonte të hynte në një shtëpi në rrugën “Rexhep Kukaj”. Pas arrestimit të dytë, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe është dërguar në qendrën e ndalimit.

Autoritetet kompetente kanë nisur procedurat disiplinore dhe po vlerësojnë përgjegjësinë institucionale lidhur me këtë lëshim serioz në menaxhimin e personave të ndaluar, ndërsa pritet që rasti të trajtohet me prioritet dhe pa tolerancë ndaj neglizhencës profesionale.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three × 3 =

Previous Post

Orav: Kosova mbetet e ndjeshme nga dezinformatat serbo-ruse

Next Post

Serbia thotë se ka arrestuar një ish-pjesëtar të UÇK-së

Advertisement