Iniciativa Studentore “Fehmi Agani” në Universitetin e Gjakovës ka organizuar dhe do të mbajë një marshim/protestë në Gjakovë në shenjë mbështetjeje për ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë.
Protesta do të zhvillohet më 25 nëntor 2025, ndërsa marshimi pritet të nisë nga konviktet e Gjakovës, duke vazhduar deri te pllatoja “Shokët e Lirisë”, ku edhe do të përmbyllet aktiviteti studentor.
Organizatorët, në krye me Alma Alijaj, kanë bërë thirrje për pjesëmarrje të gjerë, duke theksuar se protesta synon të shprehë mbështetje morale dhe respekt ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së.













