Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është përfshirë në debate të nivelit qëndror pas përplasjeve LDK-LVV.

Rama me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ e ka pyetur Dejona Mihalin se kush është dhe çfarë roli ka në Kosovë.

“Dejona Mihali a po i tregon shqiptarëve kush je ti dhe çka bën në Kosovë?!”, thuhet në postimin e Ramës.

Akterë të LDK’së dhe LVV’së janë përplasur gjatë ditës edhe për çështjen e buxhetit të komunës së Prishtinës.

SHPËRNDAJE