Dark Mode Light Mode

Artisti i madh Kastriot Tusha dhe Burim Demiri sjellin këngën emocionuese “Të fala nga Presheva”

Muzika shqiptare është pasuruar me një projekt artistik të veçantë, ku tenori i madh i kombit, Kastriot Tusha, në bashkëpunim me këngëtarin preshevar Burim Demiri, kanë publikuar këngën e re me titull “Të fala nga Presheva”. Kjo këngë, që tashmë po pëlqehet gjerësisht, vjen si një dedikim i sinqertë për Preshevën dhe për gjithë shqiptarët që e mbajnë atë në zemër.

Interpretimi i dy artistëve është vlerësuar si fantastik, duke ndërthurur mjeshtërinë vokale të Kastriot Tushës me stilin e ngrohtë dhe interpretimin e ndjeshëm të Burim Demirit. Dy zëra që përputhen natyrshëm, sjellin një këngë që ngjall krenari, mall e emocion.

Advertisement

Videoklipi i këngës është realizuar kryesisht në Preshevë, duke shfaqur pamje të bukura nga qyteti, rrugët, njerëzit dhe atmosferën e përditshme, çka e bën projektin edhe më autentik. Një nga momentet më të veçanta të klipit është pjesa ku disa fëmijë preshevarë këndojnë refrenin “Të fala nga Presheva”, duke i dhënë këngës një dimension të pastër, të sinqertë dhe shumë prekës.

Projekti është pritur me entuziazëm nga publiku, sidomos nga preshevarët brenda dhe jashtë vendlindjes, të cilët e kanë cilësuar këngën si një mesazh dashurie e identiteti. “Të fala nga Presheva” jo vetëm promovon qytetin, por edhe forcon lidhjen shpirtërore që shqiptarët kanë me këtë trevë të rëndësishme.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × 5 =

Previous Post

“Mendoj se sistemi gjyqësor ndërkombëtar e ka humbur rrugën”, thotë avokati i Thaçit

Next Post

Tahiri: Ish-opozita ra në grackën e Kurtit që në ditën e parë, kjo qeveri është më e korruptuara deri sot

Advertisement