Dark Mode Light Mode

Hamza: Do të jemi unik edhe në Drenas, Lladrovci thotë se ‘është PDK’

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se beson që kjo parti do të jetë unike edhe në Drenas.

Kështu deklaroi Hamza pas takimit të Kryesisë së kësaj partie.

“Edhe në të kaluarën kam deklaruar se në Drenas, në mënyrë masive votojnë për PDK-në. Në zgjedhje lokale gjithmonë ka pasë gara, por kur janë zgjedhjet qendrore, PDK do të jetë unike, e bashkuar dhe për këtë jam i sigurt.

Advertisement

Sigurisht se do ta maksimalizojmë votën në Drenas, ku është një prej bastioneve tona.

Të gjitha këto tema diskutohen edhe në kryesi. E kam bërë publike që jam taku me zotin Lladrovci. Ai vetë është deklaruar se ‘jam PDK’, prandaj pjesa dërrmuese e qytetarëve të Drenasit janë PDK”, deklaroi Hamza.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × two =

Previous Post

Hamza: Vijat e kuqe të dëmshme për vendin, gjuha në fushatë të mos e rrisë polarizimin

Next Post

Hasani: Mosanëtarësimi në Këshill të Evropës, krimi më i madh që pushteti i deridjeshëm ia ka bërë Kosovës

Advertisement