Sot, në ambasadën e Republikës së Kosovës në Berlin, u mbajt ceremonia e përfundimit të akademisë ushtarake trevjeçare në Republikën Federale të Gjermanisë të katër kadetëve të FSK-së.

Njoftimin të ditur e ka bërë Ministri i Mbrojtjes i Kosovës në detyrë, Ejup Maqedonci.

Maqedonci njoftoi edhe se kush janë të diplomuarit.

“Oficerët më të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës, që diplomuan me sukses të lartë janë: Nëntoger Shumëzim Karaqica, Nëntoger Arton Xhemajli në drejtimin ushtarak Logjistikë, Nëntoger Xheladin Kurtaj dhe Nëntoger Fatlum Agushi”, tha ai.

Tutje ai tha se oficerët e diplomuar bashkohen me trupën e oficerëve të FSK-së, të përgatitur, të aftë dhe të denjë për të udhëhequr trupat tona me nder, integritet dhe përkushtim.

SHPËRNDAJE