Dark Mode Light Mode

Kosova luan me Sllovakinë, në finale pret fituesin e duelit Turqi – Rumani

Kombëtarja e Kosovës ka mësuar emrat e kundërshtarëve në Play-Off për Kampionatin Botërorë.

Dardanët janë për herë të parë në Play-Off pas një kampanje të shkëlqyer kualifikuese ku përfunduan në pozitën e dytë të Grupit me 11 pikë, tre më pak se lideri Zvicra.

Në gjysmëfinale, Kombëtarja e Kosovës do të përballet me Sllovakinë në udhëtim.

Advertisement

E në rast se arrin fitore në gjysmëfinale, Dardanët në finale do të luajnë ndaj me fituesin e duelit Turqi – Rumani.

Ndeshja e parë gjysmëfinale do të luhet më 26 mars, derisa finalja për një biletë në Kupën e Botës do të zhvillohet më 31 mars të vitit 2026.

Finalja për një vend në Botërorë, do të luhet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eleven − ten =

Previous Post

Presidenti i Torinos flet për të ardhmen e Asllanit: “Na pëlqen, por duhet të na bindë”

Next Post

Osmani: Drejtësia nuk është vetëm dënim, por përgjegjësi dhe riintegrim

Advertisement