Dark Mode Light Mode

Dogana e Kosovës kap mbi 100 kg drogë në një autobus të ardhur nga Shqipëria

Mbi 100 kilogramë substancë narkotike të llojit marihuanë raportohet se janë sekuestruar nga Njësia Antikontrabandë e Doganës në Vërmicë, në dalje të Prizrenit.

Po ashtu raportohet se Dogana e Kosovës kishte marrë informacion paraprakisht se një autobus i nisur nga Shqipëria drejt Kosovës po transportonte drogë.

Më pas i njëjti autobus ishte ndalur në Vërmicë, ku janë gjetur 120 kilogramë marihuanë të paketuar, ndërsa shoferi i autobusit është arrestuar nga policia.

Advertisement

Vlera e drogës së sekuestruar vlerësohet të jetë mbi 350 mijë euro.

Doganës së Kosovës ndihmë kishte kërkuar edhe njësia K9 e Policisë së Kosovës për kontroll të detajuar.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

18 − 2 =

Previous Post

Ulutash priti në takim komandantin e forcave tokësore turke, diskutuan për sigurinë në Kosovë

Next Post

Milionat e BE-së, Kosovës e Bosnjës iu tërhiqet vërejtja: Ende s’kanë nisur të miratojnë reformat

Advertisement