Dark Mode Light Mode

Muharremi: Zgjedhjet e 28 dhjetorit janë më shumë për të përcaktuar nëse kryeministër do të jetë Hamza apo Abdixhiku

Analisti Shenoll Muharremi nuk beson që Albin Kurti do të jetë sërish kryeministër i Kosovës.

Ai ka bërë me dije se zgjedhjet e 28 dhjetorit do të janë më shumë për të përcaktuar nëse kryeministër i ri do të jetë Bedri Hamza apo Lumir Abdixhiku.

Në profilin e tij në “Facebook”, Muharremi ka shkruar se çështje nuk do të dihet deri në momentin e fundit.

Advertisement

“Duket sikurse këto zgjedhje janë më shumë për me përcaktu nëse Bedri Hamza apo Lumir Abdixhiku do të jetë Kryeministër i ardhshëm. Kjo mundet me qenë e padefinuar deri momentin e fundit, pamvarësisht cila parti del e dyta/treta. Nuk ka shumë logjikë më pritë që Albin Kurti me qenë përsëri KM pasiqë me 48 deputetë e 42.3% ka dështu me formu shumicën dhe qeverinë prej 9 shkurtit. Nuk besoj që Kurti mundet me qenë përsëri KM i Kosovë nga kjo që kemi parë muajt e fundit”, ka shkruar ai.

Sipas tij, pas zgjedhjeve të reja duhet të krijohet shumë shpejt qeveria.

“Por kjo nuk dmth që LVV ka me qenë jashtë loje apo e parëndësishme. Mesiguri mbesin partia e parë. Kurti ka gjasa të mira vitin e ardhshëm me u bë President i Kosovës. Pa një kompromis të madh nuk do të ketë zgjidhje e as institucione. Puna më e mirë dhe e rëndësishme kishte me qenë që menjëherë pas zgjedhjeve me 28 dhjetor me u formu koalicioni i madh dhe gjërë që mos me i përsëritë zgjedhjet në prill”, ka shkruar ai.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

4 × 3 =

Previous Post

Presidentja në pajtim me VV-në, opozita kërkoi datë tjetër: Si u vendos për zgjedhjet më 28 dhjetor?

Next Post

“Do e shkarkoni Ballukun?”, Rama i kthehet gazetares: Pse duhet të biesh në sy ti me ulërima?

Advertisement