Dark Mode Light Mode

Fanela e Kosovës – krenari që vlen më shumë se çdo brend!

Fanela e Kosovës, në një ankand mes bashkatdhetarësh në Gjenevë, arriti çmimin e pabesueshëm prej 10 mijë frangash zvicerane. Me këtë çmim rekord, brendi “KOSOVA” lë shumë prapa brendet më të njohura botërore, duke dëshmuar se vlera e shpirtit kombëtar dhe dashurisë për atdheun nuk matet me etiketa luksi.
Kjo fanellë sot nuk përfaqëson vetëm krenarinë e të kaluarës sonë heroike, por edhe realitetin e sotëm, ku me djersë, përkushtim dhe punë të palodhshme, djemtë e Kombëtares bashkë me Federatën e Futbollit të Kosovës e kanë ngritur futbollin tonë në nivele të larta, të denja për çdo skenë ndërkombëtare.
Një falënderim i madh për të gjithë ata që me zemër e shpirt po e mbështesin sportin dhe emrin e Kosovës kudo në botë sepse kur luan Kosova, luan zemra e çdo shqiptari!
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

15 − six =

Previous Post

Fanella e Kombëtares së Kosovës shitet me shifrën rekord në ankand në FC Kosova të Gjenevës

Next Post

FSHF, ura që bashkon shqiptarët përmes futbollit – Ndihma e jashtëzakonshme për Luginën e Preshevës

Advertisement