Dark Mode Light Mode

FIFA gjobit Serbinë me gati 100 mijë euro për sjelljet ndaj Kombëtares Shqiptare

Federata Botërore e Futbollit (FIFA) ka vendosur të dënojë Federatën e Futbollit të Serbisë me një gjobë prej 87,500 frangash zvicerane (rreth 94 mijë euro) për sjelljet e pahijshme të tifozëve gjatë ndeshjes kundër Kombëtares Shqiptare, e zhvilluar më 11 tetor në Leskovc.

Në njoftimin zyrtar thuhet se arsyeja e gjobës lidhet me “sjellje diskriminuese dhe ofenduese” të tifozëve serbë, të cilët gjatë ndeshjes kanë bërë thirrje me përmbajtje nacionaliste dhe fyese ndaj shqiptarëve dhe Kosovës.

Përveç gjobës monetare, FIFA ka vendosur edhe një ndëshkim shtesë – Serbia do të detyrohet të mbyllë të paktën 25% të kapacitetit të stadiumit për ndeshjen e radhës kualifikuese që do ta zhvillojë ndaj Letonisë, po në qytetin e Leskovcit.

Advertisement

Ky vendim vjen pas një sërë incidentesh të ngjashme që janë raportuar në ndeshje të tjera të Serbisë, ku tifozët kanë shfaqur simbole dhe thirrje politike të ndaluara nga rregulloret e FIFA-s.

Në ndeshjen e zhvilluar më 11 tetor, Shqipëria arriti të fitojë me rezultatin 1–0, duke forcuar pozitat e saj në kualifikimet për Botërorin 2026.

Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × 3 =

Previous Post

Krasniqi i bindur: Kurti s’i ka numrat për qeverinë, i ka edhe 11 ditë për ta provuar

Next Post

Etnik Mustafa fton qytetarët ta përkrahin LDK-në dhe Perparim Ramën: “Është koha për një Prishtinë përtej!”

Advertisement