Dark Mode Light Mode

Krasniqi i bindur: Kurti s’i ka numrat për qeverinë, i ka edhe 11 ditë për ta provuar

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka edhe 11 ditë afat për formimin e qeverisë, si mandatar nga presidentja e vendit.

Megjithatë ai u shpreh i bindur si herave të kaluara, që Kurti s’i ka numrat për formimin e qeverisë, ndaj siç vlerëson ai, afatet kushtetuese mund ta sjellin vendin të përfundojë në zgjedhje mes 30 nëntorit deri më 14 dhjetor.

”Kurti e ka pranu mandatin nga presidentja, i ka edhe 11 ditë për me provu me bo qeverinë”.

Advertisement

”Jam i bindur siç kam qenë gjithmonë, që s’ka numra. E më pas ezaurimi i provës së parë, sjell atë të provës së dytë. Afatet kushtetuese janë të tilla, që mund të përfundojmë në zgjedhje mes 30 nëntorit deri më 14 dhjetorit, ndoshta me 7 dhjetor. E nëse na befason Kurti, mbesim me shku në zgjedhje në prill”.

”Është e domosdoshme e rëndësishme, e dobishme, që të shkohet në zgjedhje sa më parë. E prej mekanizmave që na çon në zgjedhje, është dështimi i krijimit të qeverisë”.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

eighteen − 6 =

Previous Post

Krasniqi tregon se cili do të jetë pozicioni i PDK-së në balotazhin mes Perparim Ramës e Hajrulla Çekut

Next Post

FIFA gjobit Serbinë me gati 100 mijë euro për sjelljet ndaj Kombëtares Shqiptare

Advertisement