Dark Mode Light Mode

Jahjaga në komandën më të madhe të NATO-s: Paqja nuk ruhet vetëm përmes forcave ushtarake

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka vizituar komandën më të madhe të NATO-s që mbulon Evropën, Lindjen e Mesme dhe Afrikën, në Napoli të Italisë.

Ajo është ftuar nga Admirali Stuart B. Munsch.

Jahjaga ka njoftuar se gjatë kësaj vizite ka pasur mundësinë të bashkëbisedoj me ekipin drejtues për integrimin e parimeve të Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në operacionet aktuale dhe të ardhshme të NATO-s, si dhe ka shkëmbyer mendime për rolin që Kosova luan si partnere e përkushtuar për paqe dhe stabilitet në rajon.

“Admiralin Munsch  e përgëzova për punën e jashtëzakonshme të NATO-s dhe të misionit të KFOR-it në Kosovë, që për më shumë se dy dekada kanë garantuar një mjedis të sigurt për qytetarët tanë. Gjithmonë falenderuese për intervenimin e NATO-s në vitin 1999, hap ky i cili shpëtoi një popull të tërë nga gjenocidi serb dhe hapi rrugën drejt lirisë. Në fund shpreha thellësisht mirënjohjen time për udhëheqjen, partneritetin dhe miqësinë që Admirali Munsch dhe NATO e kanë ndërtuar me popullin e Kosovës. Bashkëpunimi ynë dëshmon se paqja nuk ruhet vetëm përmes forcave ushtarake, por edhe përmes vlerave të përbashkëta demokratike”, ka shkruar Jahjaga.

Advertisement

Postimi i plotë:

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

5 × four =

Previous Post

Balotazhi i PDK-së: Ku hyn favorite, ku ka gjasa reale dhe ku thuajse të pamundur?

Next Post

Von der Leyen pas takimit me Vuçiqin: BE kërkon liri, e jo represion, përfshirë këtu të drejtën për tubime

Advertisement