Dark Mode Light Mode

Arbër Ismajli viziton familjet e heronjve Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha

Kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka zhvilluar sot një vizitë te familjet e heronjve të kombit, Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha. Ai ka vlerësuar lart kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në luftën për liri dhe vetëdije kombëtare, duke i cilësuar ata si simbol të qëndresës dhe sakrificës shqiptare.

“Sot pata nderin e veçantë të vizitoj familjet e shquara të Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës, dy heronjve që dhanë jetën për lirinë e Kosovës dhe qëndresën tonë kombëtare”, ka shkruar Ismajli në një postim në rrjete sociale.

Ai u shpreh mirënjohës për mikpritjen e ngrohtë dhe bisedat e sinqerta me familjet Mala dhe Berisha, duke theksuar se njohja e historisë së tyre forcon ndjenjën e unitetit dhe përkushtimin për një të ardhme më të mirë.

Advertisement

“Do të punoj me përkushtim dhe drejtësi, duke e dërguar përpara Gjilanin tonë të bukur, duke ruajtur vlerat dhe duke i dhënë hapësirë rinisë, kulturës, arsimit dhe zhvillimit ekonomik”, shtoi Ismajli.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

3 × five =

Previous Post

Memli Krasniqi në Drenas: Vota për Petrit Hajdarin është votë për PDK-në

Next Post

Krasniqi: Jepjani një shansë Uran Ismailit – koha është për Prishtinën

Advertisement