Dark Mode Light Mode

Prishtina zgjohet me letrën e Uran Ismailit: Është koha për ndryshim!

Fushata e Uran Ismailit është veçuar për qasjen e saj të afërt me qytetarët, dhe sot, në ditën e fundit para zgjedhjeve, ajo u përmbyll po ashtu siç kishte nisur – me një letër dërguar në çdo shtëpi të Prishtinës.

Në letrën e tij, Ismaili falenderon qytetarët për përkrahjen dhe energjinë gjatë gjithë fushatës, duke kujtuar takimet në çdo lagje e fshat të kryeqytetit. Ai thekson se pavarësisht përvojave të ndryshme të njerëzve, të gjithë ndajnë të njëjtin shqetësim për gjendjen në Prishtinë dhe të njëjtën dëshirë për ndryshim.

“Ndryshimi është në dorën tonë,” shkruan ai, duke theksuar se bashkëpunimi dhe puna e përditshme janë mënyra e vetme për ta bërë Prishtinën funksionale, të pastër dhe të sigurt për të gjithë.

Advertisement

Letra përmbyllet me thirrjen e tij për besim dhe pjesëmarrje më 12 tetor: “Është koha për Prishtinën. Është koha jonë.”

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

nineteen − 1 =

Previous Post

Uran Ismaili qytetarëve të Prishtinës: Ma jepni një shansë, ndryshimi është afër

Next Post

Uran Ismaili paralajmëron turin e ditës së fundit të fushatës: Vizitë në çdo lagje e fshat të Prishtinës!

Advertisement