Dark Mode Light Mode

Hajdari: Me fotografi të vjetra s’mashtrohet Drenasi

Kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit nga PDK, Petrit Hajdari, ka reaguar ashpër ndaj atyre që, sipas tij, po tentojnë të përfitojnë politikisht përmes fotografive nga arkiva.

“Me fotografi të arkivës nuk kalohet, me kujtime të vjetra nuk mashtrohet Drenasi. Nuk mjafton me dalë në foto të vjetra e me u kujtu veç kur vjen fushata. Kush ka qenë turist në PDK, s’mundet sot me u paraqit si themelues,” ka theksuar Hajdari.

Ai ka shtuar se qytetarët e Drenasit i njohin mirë ata që kanë punuar për këtë parti dhe për vendin, po ashtu edhe ata që e kanë përdorur për interesa personale.
“Sot e din krejt Drenasi që edhe drejtorat e tij janë kundër PDK-së, sepse s’kanë të përbashkët as vizionin, as vlerat,” ka deklaruar ai.

Advertisement

Hajdari theksoi se qytetarët nuk do të lejojnë më mashtrime, duke paralajmëruar një ndëshkim të qartë në zgjedhjet e 12 tetorit.
“Kur miliunat janë zhdukur nëpër projekte e pazare, nuk të shpëton dot as fotografia, as fjalët e mëdha të shtihuara. Më 12 tetor, qytetarët kanë me e çu në shtëpi mashtruesin – me votë, me dinjitet dhe me bindjen që Drenasi nuk shitet për interesa personale, kurrë,” përfundoi Hajdari.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

one × 1 =

Previous Post

Uran Ismaili në takim me studentët: Të rinjtë, pjesë e ndryshimit që po vjen në Prishtinë më 12 tetor

Next Post

E konfirmuar: Nezir Mehmetaj arrin në shtëpi

Advertisement