Dark Mode Light Mode

Memli Krasniqi: Më 12 tetor votojeni Uranin për t’ia dhënë Prishtinës drejtimin që e meriton

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në një tubim madhështor mbrëmë, në mesin e përkrahësve të kandidatit për kryetar të kryeqytetit, Uran Ismaili, ka thënë se po sheh një lëvizje masive qytetare për ndryshim në Prishtinë.

Sipas Krasniqit, kjo lëvizje emrin e ka Uran Ismaili dhe numrin e ka 191.

“Premtimi i Uranit nuk është veç fjalë, është kontratë. Kur Urani e jep një premtim, të jeni të sigurt, që është më shumë se sa zotim. Është bindja e tij e plotë dhe përkushtimi i madh i tij për ta realizuar atë”, ka thënë ai.

Advertisement

Krasniqi ka ftuar qytetarët që më 12 tetor ta votojnë Uran Ismailin për t’ia dhënë Prishtinës drejtimin që e meriton.

“I vetmi njeri që është sot në garë për ta bërë Prishtinën e ëndrrave tona, është Uran Ismaili. Më 12 tetor, ju ftoj të gjithë bashkë të dalim në mënyrë solemne e festive ta votojmë Uranin, t’ia japim Prishtinës drejtimin që e meriton”, ka theksuar Krasniqi.

Ndërkaq, kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Prishtinës, Uran Ismaili është shprehur se qytetarët po e kërkojnë fitoren e tij dhe ekipit të tij.

“Për 25 vite në Prishtinë kemi dhënë votë. Çka kemi marrë? Premtime të thyera. Kjo është arsyeja pse ne sot po iu tregojmë të gjithëve që do të vij një standard i ri i politikës, do të vij një standard i ri i qeverisjes së Prishtinës, ku qytetarin nuk e ndajnë në bazë të logove partiake. Më 12 tetor, koha është për Prishtinën”, ka thënë Ismaili.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

2 × one =

Previous Post

Uran Ismaili në takim me shoqërinë civile: Cilësi dhe siguri për shkollat me 200 oficerë të sigurisë të shpërndarë

Next Post

Hajdari: Aktivistët tanë janë zemra e fitores që po vjen në Drenas

Advertisement