Dark Mode Light Mode

Bastiset shtëpia e Fatmir Shehollit

Prokuroria Speciale ka ndarë detaje për operacionin e arrestimit të Fatmir Shehollit, ish-pjesëtarit të Sigurimit Shtetëror të Serbisë (UDB), të enjten në mëngjes në Prishtinë.

I dyshuari është arrestuar në regjionin e Prishtinës, gjatë një operacioni të asistuar edhe nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, tha Prokuroria.

Me aktvendim të prokurorit të rastit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Advertisement

Momentalisht, Prokuroria tha se një bastisje po vazhdon në vendbanimin e të dyshuarit.

“Me aktvendim të Prokurorisë Speciale, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, dhe nga njësitet relevante të Policisë së Kosovës janë duke u kryer bastisje në vendbanimin e të dyshuarit, me qëllim të sigurimit edhe të provave të tjera materiale”, thuhet në njoftim.

Prokuroria, tha po ashtu se në bashkëpunim dhe koordnim me Policinë e Kosovës është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

12 − four =

Previous Post

Koha kur 40 familje distancoheshin nga Maliq e Fatmir Sheholli, shkak bashkëpunimi me Serbinë

Next Post

Osmani për Infantinon: Miku i vërtetë i Kosovës dhe futbollit

Advertisement