Dark Mode Light Mode

Besnik Osmani paralajmëron nisjen e projektit madhor të kanalizimit në Fushë Kosovë

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani ka njoftuar se së shpejti do të fillojë zbatimi në terren i fazës së parë të sistemit të kanalizimit fekal dhe atmosferik në qytet — një projekt me vlerë prej 8 milionë euro.

“Ky është një ndër investimet më të mëdha infrastrukturore në komunë, që pritet të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e jetesës, mjedisin dhe standardin urban të qytetit”, ka shkruar Osmani.

Osmani theksoi se projekti do të realizohet me përkushtim dhe transparencë, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt një Fushë Kosove më të pastër dhe më të zhvilluar.

Advertisement

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

14 − thirteen =

Previous Post

Uran Ismaili takon gastronomët: Pjesë e imazhit dhe rregullit të Prishtinës funksionale

Next Post

Uran Ismaili nga Dardania: Me 12 tetor po fillon epoka e ndryshimit në Prishtinë!

Advertisement