Dark Mode Light Mode

Arbër Ismajli: Gratë janë forca dhe fryma e çdo ndryshimi në Gjilan

Kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka ndarë një postim në rrjetet sociale pas takimit me Forumin e Gruas, ku ka vlerësuar rolin e grave në zhvillimin e qytetit dhe në proceset vendimmarrëse.

Në postimin e tij, Ismajli ka shkruar se ka pasur “kënaqësinë të jetë në mesin e grave të jashtëzakonshme që janë forca, zemra dhe fryma e çdo ndryshimi në Gjilan”. Ai ka theksuar se takimi ishte “plot vullnet, sinqeritet dhe ide të qarta për të ardhmen e qytetit”.

Sipas tij, gratë janë udhëheqëset e vërteta të Gjilanit, dhe në qeverisjen e ardhshme të tij, zëri i gruas do të dëgjohet fort dhe do të ketë peshë të jashtëzakonshme.

Advertisement

Ismajli gjithashtu ka premtuar më shumë mundësi punësimi, përkrahje për bizneset e udhëhequra nga gratë, trajnime profesionale dhe përfshirje aktive në vendimmarrje.

“Së bashku, me guxim dhe me zemër të hapur, do ta ndërtojmë Gjilanin e ri, modern dhe me llogaridhënie të plotë, ku roli i gruas do të përfaqësohet si asnjëherë më parë,” ka përfunduar Ismajli, duke falënderuar të gjitha gratë për përkrahjen dhe kontributin e tyre.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

18 + eight =

Previous Post

Artisti i njohur Sokol Beqiri mbështet Uran Ismailin: “Duhet t’i tejkalojmë inatet politike” (VIDEO)

Next Post

Arbër Ismajli: “Koha për ndryshim ka ardhur – Gjilani po hyn në një epokë të re pune dhe dinjiteti”

Advertisement