Dark Mode Light Mode
Hajdari: Krejt Korrotica e Poshtme, Zabeli i Ulët dhe Drenasi PDK
Artisti i njohur Sokol Beqiri mbështet Uran Ismailin: “Duhet t’i tejkalojmë inatet politike” (VIDEO)
Arbër Ismajli: Gratë janë forca dhe fryma e çdo ndryshimi në Gjilan

Artisti i njohur Sokol Beqiri mbështet Uran Ismailin: “Duhet t’i tejkalojmë inatet politike” (VIDEO)

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, është takuar me njërin prej artistëve më të njohur bashkëkohor të vendit, Sokol Beqirin, i cili ka shprehur mbështetjen e tij për vizionin dhe qasjen e Ismailit përtej ndarjeve politike.

 

Në takim, Beqiri kritikoi qasjen e kundërkandidatëve të Ismailit, duke thënë se. “Njëri prej kandidatëve premton urbanizim si të Kopenhagës, ndërkohë që deri vjet kemi pasë problem me mbeturina – gjërat më elementare. Kandidati tjetër për pesë vjet nuk ka mbërri me zgjedhë një drejtor të Galerisë Kombëtare.

Advertisement

Beqiri po ashtu shtoi se qytetarët e Prishtinës  “Po i vuajnë pasojat e inateve politike. Ideja që po më pëlqen më së shumti është që ke shprehë gatishmërinë që drejtorët e ardhshëm t’i zgjedhësh në bazë të profesionalizmit, jo të politikës – që është një guxim i madh,” Duke theksuar se Prishtina ka nevojë për një qeverisje që vendos punën mbi interesat partiake.

Nga ana e tij, Ismaili tha se synimi i tij është të rikthejë besimin e qytetarëve përmes punës dhe përgjegjësisë, duke theksuar se ndan të njëjtat sfida me ta. “ Njerëzit po përjetojnë një zhgënjim të madh. Por unë besoj që me votë mund të ndërrojmë këtë gjendje. Nuk kam ku iki, këtu jam me juve. Problemet që i kam unë, i kanë edhe qytetarët e Prishtinës” tha ai. Video e plotë: https://www.facebook.com/share/r/1GFfFdzeCw/?mibextid=wwXIfr

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

two × 3 =

Previous Post

Hajdari: Krejt Korrotica e Poshtme, Zabeli i Ulët dhe Drenasi PDK

Next Post

Arbër Ismajli: Gratë janë forca dhe fryma e çdo ndryshimi në Gjilan

Advertisement