Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka zhvilluar takime me banorët e Lladovës dhe Nasalës, ku u prit me entuziazëm dhe mbështetje të madhe.

Ismajli u shpreh se këto dy fshatra përfaqësojnë shembullin e njerëzve punëtorë, të ndershëm dhe me vendosmëri të madhe, që besojnë në ndryshim dhe në një udhëheqje të re që punon me zemër për qytetarin.

“Pritja e ngrohtë e banorëve të Lladovës dhe Nasalës tregon qartë dëshirën e madhe për ndryshim në lidership dhe për një qeverisje që punon me përgjegjësi e ndershmëri,” tha Ismajli.

Në takim mori pjesë edhe kandidati për Asamblenë Komunale, z. Bedri Ajeti, një veprimtar i njohur dhe i respektuar, për të cilin Ismajli tha se është model i përkushtimit dhe i njeriut që nuk ndalet së punuari për të mirën e vendit.

“Në qeverisjen tonë të ardhshme, Lladova e Nasala do të jenë pjesë e planeve të mëdha zhvillimore. Zëri i qytetarëve tuaj do të dëgjohet fuqishëm në Asamblenë Komunale,” theksoi Ismajli.

Ai falënderoi banorët për mikpritjen dhe besimin, duke theksuar se bashkë do ta realizojnë projektin e Gjilanit të ri.

SHPËRNDAJE