Kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit nga Partia Demokratike e Kosovës, Petrit Hajdari, ka dërguar një mesazh drejtuar qytetarëve, duke theksuar rëndësinë e arsimit dhe mbështetjes për rininë si shtylla kryesore e zhvillimit të komunës.
Në një postim në rrjete sociale, Hajdari ka bërë thirrje që më 12 tetor qytetarët të votojnë për dijen dhe mundësinë, duke nënvizuar se e ardhmja e Drenasit duhet të ndërtohet mbi njohuri dhe arsim cilësor.
“Drenasi ka nevojë për investim në dije, jo për dyer të mbyllura. Më 12 tetor, voto për dijen. Voto për mundësinë. Voto për një Drenas që nuk e braktis rininë,” ka shkruar Hajdari.
Ai ka theksuar se prioritet i tij do të jetë krijimi i kushteve më të mira për arsimin dhe zhvillimin e të rinjve, në mënyrë që Drenasi të bëhet një qytet i mundësive dhe i progresit.