Dark Mode Light Mode

Besnik Osmani: Pa ekonomi të fortë, nuk ka komunë të zhvilluar

Kandidati për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka zhvilluar takime me bizneset lokale, duke theksuar rëndësinë e sipërmarrjes për zhvillimin ekonomik të komunës.

Në një postim në rrjete sociale, Osmani ka treguar se ka vizituar biznese të ndryshme që, sipas tij, po punojnë me përkushtim dhe përgjegjësi të lartë çdo ditë.

Advertisement

“Derë më derë me bizneset tona që punojnë me përkushtim e përgjegjësi çdo ditë. Në Fushë Kosovë gjeni gjithçka – nga pajisjet sportive nga e gjithë bota, deri te shërbimet profesionale të dekorit dhe pastërtisë që po e bëjnë tregun tonë lokal gjithnjë e më konkurrues,” ka shkruar Osmani.

Ai ka theksuar se ekonomia është shtylla kryesore e zhvillimit të komunës.

“Pa ekonomi të fortë, nuk ka komunë të zhvilluar! Fushë Kosova PËRTEJ!”, ka shtuar ai.

Këto takime, sipas Osmanit, janë pjesë e angazhimit të tij për të ndërtuar një ambient të favorshëm për bizneset dhe zhvillimin ekonomik lokal.

Add a comment Add a comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

12 − seven =

Previous Post

Arbër Ismajli viziton bizneset: Shembull i vërtetë i punës, i disiplinës dhe i besimit në prodhimin vendor

Next Post

Petrit Hajdari: Drenasi ka nevojë për investim në dije, jo për dyer të mbyllura

Advertisement